Orges Shehi është zyrtarisht trajneri i ri i Kukësit. Shehi-Kukësi kanë arritur një marrëveshje deri në verën e vitit 2021, teksa këtë të hënë është prezantuar nga drejtori sportiv Nderim Nexhipi dhe administratori i klubit, Lavdrim Gjici. Në konferencë për shtyp, Shehi pranoi se Kukësi për të është një vitrinë e rëndësishme, një skuadër e madhe:

Gesi
Gesi

“Suksesi është i rëndësishëm për një trajner. E zgjodha Kukësin sepse është një skuadër e madhe. Është arritje personale. Me shtyu cilësia e klubit dhe lojtarit. Është e rëndësishme të kesh grupin. Kam qenë pa skuadër këto kohë, isha si analist në një studio dhe e kam ndjekur Kukësin”

Shehi beson se Kukësi i ka të gjithë mundësitë të luftojë deri në fund për titullin kampion:

“Normal ku ka pritshmëri, ka presion. Duhet të jetë pozitiv presioni. Unë jam i bindur që mund të dalë kampion. Ka diference kur i shikon gjërat nga jashtë. Nuk ka probleme të mëdha, por vetëm një ngërç psikologjik prej mënyrës se si i kanë lënë pikët në ndeshjet e fundit. Pasnesër kemi ndeshje, nuk ndryshoj dot shumë gjëra. Do punoj në aspektin psikologjik. Duhet të kuptojnë lojtarët që janë më të mirët dhe këtë do ua them shpesh.

Titulli është i arritshëm, duke parë grupin e lojtarëve. Nuk do i shohim kundërshtarët. Nëse në i fitojmë krejt ndeshjet dhe ata nuk ndalen, u japim dorën. Duhet të shohim përpara, Tirana është në vend të parë. Gjithsesi ne do të shohim vetëm ndeshjen e radhës. Që sot kam në dorë listën dhe çfarë kam parë të gjithë kanë luajtur. I meshoj asaj që kemi ngërç psikologjik dhe të heqin mendimin se ndëshkohen në fund”.

Komunikimi me ish-trajnerin Duro? Kam marrëdhënie të afërt dhe kemi pasur komunikim. Nuk kam folur me të, ishte një lëvizje rrufe. Do i marr opinione, i kam marrë edhe më parë.

Marrëveshja me verilindorët? Në një vend që kërkohet të fitohet, sigurisht nuk tolerohen humbjet. Të mendojnë pozitivisht, është dita ime e parë këtu. Plani im është të punoj me ata lojtarë dhe t’i quaj shokë e vëllezër. Vetëm bashkë i kalojmë këto situata dhe të kthehemi te fitorja. Kam bere një pakt me veten: do bëj maksimumin. Është për t’u përgëzuar që Gjici u beson te rinjve. Uroj të dal edhe unë i suksesshëm. Kam drejtuar lojtarë që kanë dalë shumë vite kampion.

Rreziku për shkarkim? Është prezent kudo, edhe kur dalin jashtë na rrezikon ndonjë makinë. Nuk u trembem sfidave dhe shpresoj ta kaloj”, u shpreh Orges Shehi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: