Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit, Belind Këlliçi ka denoncuar ndërtimin e kullave në kryeqytet.

Në një postim në Facebook, Këlliçi deklaroi se ndërkohë që lejohen të tilla ndërtime, bashkia e Tiranës ka gati gjobat për shitësit ambulant.

Ai ka shkuar se 14 maji do të jetë dita kur do të sigurohet llogaridhënia dhe kreu aktual i bashkisë do të japë llogari për gjithçka ka kryer këto vite.

Postimi i plotë:

Kulla pas meje ka 7 kate pa leje. Kryebashkiaku e sheh nga dritarja e zyrës së tij në Sheshin Skënderbej.
Makinën tuaj nuk e sheh por gjobën e ka gati. Tezgën e shitësit ambulant nuk e sheh vijëdrejtë por gjobën e ka gati. Kompanisë që ndërtoi këtë kullë, jo vetëm i lejoi t’i shtonte katet pa leje një e nga një, por ngjitur saj tashmë ka firmosur marrëveshjen për të ngritur një kullë tjetër.
E kuptoni cilin ka për kryebashkiak Tirana? Kandidimi i tij për herë të tretë bëhet për këto kulla.
Një qendër rinore kishte Tirana. “Kryeqyteti Europian i Rinisë” prish të vetmen qendër rinore për të ngritur kullë.
Pastaj na ngrihen bilbilët e ekraneve dhe thonë pa iu dridhur qerpiku se nuk mundet Veliaj, se ka shumë lekë.
Më 14 maj Veliaj merr valixhet dhe i bashkohet Klodian Zotos në arrati.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb