SPAK ka firmosur 23 urdhër-arreste për persona të dyshuar si të implikuar në kultivimin e kanabisit në Skrapar.

Zona e Skraparit kohët e fundit ka qenë problematike, dhe një konstatim të tillë e bëri publik pak kohë më parë edhe ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në kohën që ishte në detyrë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se tashmë urdhër-arrestet janë firmosur për personat e dyshuar dhe ata akuzohen për kultivim lëndësh narkotike.

Po ashtu në Skrapar ka patur edhe policë të implikuar drejtpërdrejt në kultivimin kryesisht të kanabisit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb