GJIROKASTËR

Policia e Gjirokastrës ka vendosur në pranga një person, i akuzuar për kultivim të bimëve kanabis.

 

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, policia sqaron se 58-vjeçari Refat Rabaj, nga Lazarati, kishte mbjellë disa kubikë kanabis në banesën në pronësi të tij.
“Gjirokastër

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 58 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi ka tentuar të kultivojë bimë narkotike në një ambient në pronësi të tij”, njofton policia.

Po ashtu, uniformat blu kanë vendosur në pranga dhe 32-vjeçarin Ermal Zija. Ky i fundit dyshohet se ka dhunuar fizikisht djalin e mitur të bashkëjetueses së tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin E. Z., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të mitur të bashkëjetueses së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thuhet më tej në njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb