GJIROKASTËR

Katër persona janë vënë në pranga në Gjirokastër dhe në Tepelenë, ndërsa akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia njofton se të arrestuarit janë të përfshirë në vjedhje, konfrontime fizike me pasojë plagosjen, por edhe për kultivim të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë dhe vënien para përgjegjësisë të personave që kryejnë vepra penale.Arrestohen në flagrancë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin E.S, 32 vjeç, banues në Memaliaj. Ky shtetas ka qëlluar me mjet prerës, për motive të dobëta shtetasin E.K., 37 vjeç, banues në Memaliaj, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

———————–

U arrestua në flagrancë shtetasi A.Ç, 39 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë, për veprën penale “Vjedhje”.

———————-

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë shtetasit R.B., 39 vjeçe dhe Q.B., 51 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë.

Arrestimi i dy shtetasve  të mësipërm u bë pasi në afërsi të banesave të tyre, nga shërbimet e policisë u konstatuan të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike. Materialet në ngarkim të shtetasve këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb