TIRANE- E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se qeveria dhe ministrja që ajo drejton po rikthejnë interesin e publikut për teatrin. Kumbaro u shpreh se Teatri nuk i plotëson kushtet për artistët të cilët janë transferuar tek ‘Art Turbina’.

“Teatri kombëtar është zhvendosur ne mjediset e ‘arturbina’. Nesër hap siparin opera “karmen”. Teatri kombëtar nuk i plotëson kushtet për aktoret”. Nga 1 qershori deri tani janë 500 aktivitete kulturore. Synimi ynë mbetet krijimi i një imazhi tjetër për Teatrin. Kulturën nuk duhet ta kemi një qokë. Unë e quaj veten me fat, pasi pavarësisht angazhimit arrij të ndjek edhe artistët dhe shfaqjet. Jam e përkushtuar ndaj detyrës që më është ngarkuar. Gjithmonë duam më shumë dhe gjithmonë kërkojmë më shumë për kulturën”- tha Kumbaro.

Sa i përket iniciativës së opozitës për vettingun në politikë, ministrja tha se mazhoranca është e gatshme, por këtë duhet ta bëjë BKH dhe SPAK.

“Nëse ka një forcë politike që është shprehur për vettingun kjo është PS. Ne kemi qenë gati të bëjmë të gjitha kompromiset me përjashtim të njërës që është mos prekja e reformës në drejtësi. Kjo reformë parashikon krijimin e SPAK dhe BKH. Janë këto instrumente që realizojnë vettingun në politikë. Jemi të gatshëm ta mbështesim përmes SPAK dhe BKH. Kur ne kemi folur për reformën në drejtësi duhet të lëmë BKH e SPAK të bëjnë detyrën. Foltorja e parlamentit është kaq e ndyrë sa nuk pres të bëjnë ato ndonjë gjë. Duhet ta bëjnë institucionet këtë punë”- tha Kumbaro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: