Duhej të ishte një nga ndeshjet më të mëdha të këtyre muajve, por suspersfida mes britanikëve Konor Ben dhe Kris Eubank Xhunior, është anuluar pasi autoritetet e boksit britanik kanë zbuluar se i pari ka rezultuar pozitiv ndaj një substance të ndaluar. Një vendim që mund të kthejë në ring Florian Markun për duelin më të rëndësishëm të karrierës.

Në testet e kryera pak ditë më parë, Konor Ben, i cili është rivali të cilin sfidon prej kohësh Florian Marku, ka rezultuar pozitiv ndaj substancës së ndaluar klomifen dhe nuk lejohet të marrë pjesë në këtë duel që ishte suspersfida e kësaj fundjave në Londër.

 

Sdfsdfsdfdsfsdfsdf
Sdfsdfsdfdsfsdfsdf

Një zhgënjim i madh për ata që kishin blerë biletat për eventin, por që mund të jetë shansi i artë i Florian Markut, i cili kërkon prej kohësh një prej emrave të mëdhenj të boksit botëror si kundërshtar. Nëpërmjet Twitter, ai ka hedhur hapur dorashkën e sfidës, duke kërkuar që të zbresë në ring.

“Konor dështoi një test dopingu? Nuk më bën përshtypje. Nëse Kris Eubank Xhunior e do, unë jam gati”, ishte postimi i tij duke treguar se i mjafton një sinjal për të përgatitur me shpejtësi duelin e të shtunës.

 

Markuuuu1 E1664990113796
Markuuuu1 E1664990113796

 

Ndeshja e fundit e Markut ishte më 25 gusht ndaj meksikanit Miguel Parra Ramirez, në duelin që fitoi në “Air Albania” duke çuar në 12 fitore, 1 barazim e 0 humbje rekordin e tij në ringun profesionist. Ndërsa Eubank Xhunior ka një rekord prej 32 fitoresh e 2 humbjesh në ringun profesionist. Mendohet se si Konor Ben, ashtu edhe Kris Eubank Xhunior, do të përfitonin mbi 2 milion paund secili nga superdueli i kësaj fundjave ndaj pjesëmarrja e Markut qoftë edhe si zëvendësues i njërit në këtë sfidë do të sillte përfitime kolosale për boksierin shqiptar.PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb