MILOT

Policia e Kurbinit bën me dije se ka arrestuar 3 shtetas në Milot, pasi kanë kundërshtuar punonjësit policor.

Sipas njoftimit të policisë, tre shtetasit nuk u bindën kur policia ka bërë kontrolle dhe për rrjedhojë ata janë arrestuar.

Njoftimi i policisë së Kurbinit:

Kurbin

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Në zbatim të Planit të Masave “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që posedojnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”, Policia e Kurbinit ka ushtruar kontrolle në akse rrugore, lokale dhe ambjente të ndryshme

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në një lokal në Milot, 3 shtetas nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të Policisë  duke i kundërshtuar  me dhunë, por pas ndërhyrjes së shërbimeve të tjera  që erdhën në ndihmë të punonjësve të policisë, u bë e mundur shoqërimi i këtyre shtetasvë në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan shtetasit: E. L(V)., 25 vjeç,  P(E).M., 40 vjeç, N. P.,29 vjeç, të gjithë banues në Milot, Kurbin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin Parë veprat  penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit  të Policisë” dhe “Goditje për shkak të dëtyrës”

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb