NGA ZONJA VJOLLCA*

1 kg kungull
2 kokrra qepë
1 thelpi hudhër
300 gr mish të grirë
50 gr oriz
1 lugë çaji vegetë
Piper të zi
Nenexhik
Vaj ulliri

Pastrojmë kungujt nga brenda dhe i vendosim në ujë me kripë të vluar për 5-10 minuta. Ndërkohë vendosim qepën dhe hudhrën në tigan me pak vaj ulliri, e kaurdisim për pak minuta dhe më pas shtojmë mishin e grirë, e lëmë të gatuhet derisa mishi të fillojë të ndryshojë ngjyrë dhe më pas shtojmë pjesët e brendshme të kungullit të prerë në kubikë. Sapo kungulli të fillojë të zbutet shtojmë orizin, vegetën, piperin e zi dhe nenexhikun dhe e lëmë në zjarr për 5 minuta. Mbushim kungujt dhe i vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 30 minuta.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: