Recete nga znj Eneida
Përbërësit

2 kunguj të prerë në feta
Disa feta pançetë
Djathë kaçkavall i grirë
1 vezë
Miell
Galetë
Kripë

Kungujt i presim në feta të holla, i shtrojmë në tavë me letër pjekjeje, u shtojmë pak vaj ulliri lart dhe i pjekim për 5 minuta me 190 gradë në furrë të parangrohur sa të zbuten.
Vendosim një fetë kungull, një fetë pançetë sa gjerësia e kungullit dhe djathë kaçkavall. E rrotullojmë e bëjmë role.
Vezën e rrahim me 1 lugë ujë dhe pak kripë.
Rolenë e kalojmë në miell, më pas në vezë dhe në fund në galetë.
I kalojmë roletë në shkopinj për shishqebap, 3 role për shkop.
Shtojmë vaj ulliri nga lart dhe i pjekim me 220 gradë për 20-25 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb