NGA ZONJA VJOLLCA
1 kungull i njomë
1-2 kokrra vezë
30 gr djathë parmixhano
1 kokërr qepë
1 thelpi hudhër
1 lugë çaji trumzë
4 lugë gjelle vaj ulliri
2 kokrra domate
320 gr makarona
Kripë
Piper i zi
2 lugë gjelle pesto
Fillimisht pastrojmë dhe presim në feta rrumbullake kungullin. Në një tas rrahim vezën, shtojmë në të djathin parmixhano dhe e trazojmë mirë. Nxehim tiganin, shtojmë në të 1 e ½ lugë gjelle vaj ulliri dhe pasi i lyejmë fetët e kungullit me vezë i skuqim pak derisa të zverdhen nga të dyja anët. Në një tigan tjetër përgatisim salcën duke vendosur 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe një thelpi hudhër të plotë. Sapo vaji të ngrohet shtojmë qepën të grirë hollë, e kaurdisim dhe më pas shtojmë domatet të prera në kubikë (pa fara, vetëm pjesën e tultë) dhe trumzën e grirë hollë. Paralel me salcën vendosim makaronat të ziejnë. Më pas e servirim gatimin duke vendosur në qendër të pjatës makaronat të rrethuara me fetat e kungujve të skuqur. Mbi makarona shtojmë salcën e përgatitur pasi kemi larguar më parë hudhrën. E zbukurojmë në qendër me pak rukola dhe në fund spërkasim kungujt me 2 lugë gjelle pesto.
(d.b/BalkanWeb)