Mbrëmje historike në finalen e Kupës së Mbretit, ku Real Sociedad ngre trofeun pas një sfide dramatike ndaj Atlético Madrid, të vendosur vetëm nga penalltitë.

Ndeshja nis në mënyrë perfekte për baskët, që gjejnë golin që në sekondat e para me Ander Barrenetxea. Reagimi i madrilenëve nuk vonon dhe Ademola Lookman rikthen baraspeshën.

Para përfundimit të pjesës së parë, Mikel Oyarzabal shënon nga pika e bardhë, duke i dhënë sërish avantazhin Real Sociedad.

Në pjesën e dytë, Atlético Madrid rrit presionin dhe arrin të barazojë me Julián Álvarez, duke e çuar sfidën në kohën shtesë.

Shtesat nuk prodhojnë fitues dhe gjithçka vendoset nga penalltitë. Aty, heroi i mbrëmjes bëhet portieri Unai Marrero, që pret goditje vendimtare. Për “Los Cholchoneros” gabuan nga pika e bardhë sulmuesit Sorloth dhe Alvarez, ndërsa për ekipin basj vetëm Oskarsson. Penalltia finale realizohet nga Pablo Marín, duke shpërthyer festën e baskëve.

Real Sociedad fiton kështu Kupën e Mbretit për here të 4 në histori, ndërsa Atlético Madrid largohet me zhgënjim pas një finaleje spektakolare. Tashmë skuadra madrilene do të jetë e fokusuar totalisht tek sfida e dyfishtë ndaj Arsenalit në gjysmëfinalet e Uefa Champions League.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb