Tirana ka vazhduar për përgatitet për sfidën me Kukësin. Skuadra mund të ketë disa ndryshime.

Kështu, me shumë mundësi nga minuta e parë do të aktivizohen Najdovski dhe Patrik. Lojtarët edhe në sfidën e fundit nuk e nisën nga minuta e parë, por në Kupë do të jetë ndryshe. Po kështu mbetet për t’u parë se cili nga titullarët do të mbetet jashtë.

Nëse aktivizohet Najdovski, mund të ketë një ndryshim në rreshtimin e mbrojtjes, e cila mund të bëhet me tre dhe të sakrifikohet një mbrojtës. Dilema tjetër është sulmi. Janë katër titullarë për 3 vende ose për dy nëse luhet me tre. Fagu këto ditë duhet të vendosë se cilët do të jenë titullarët për Kukësin në Kupë.

Bardheblutë vjet shkuan në finalen e Kupës, por humbën kundër Egnatias, pasi nuk kishin gjysmën e ekipi të dënuar nga Komisioni i Disiplinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: