Kombëtarja shqiptare përballet sonte me San Marinon në Nations League. Trajneri kuqezi, Maran ka vendosur që Feta Fetai dhe Sabah Kerjota të jenë në tribunë.
Jashtë skuadrës do të jetë edhe Klisman Cake për shkak të një problemi fizik, ndërsa Simon Simoni është bashkuar me Shqipërinë U21 për miqësoren ndaj Ukrainës.
Kështu, Maran ka përcaktuar grupin që do të ketë në dispozicion për sfidën e sotme, me përfaqësuesen që synon një tjetër rezultat pozitiv në Nations League. Për takimin ndaj San Marinos, formacioni zyrtar do të publikohet pas pak.
