“Big Brother Vip 3” ka nisur nga puna dhe së shpejti pritet të zbulohen një nga një edhe emrat që do të jenë pjesë e formatit. Ndonëse disa emra kanë nisur të lakohen që tani në portale, ende është herët për të konfirmuar personazhet VIP që do të provojnë veten në një dimension tjetër.

Megjithatë, Sara Hoxha ka postuar sot një foto në llogarinë e saj, nga e cila duket qartë shtëpia në ndërtim e sipër në ambientet e Top Channel.

Sara nuk zbulon asgjë më shumë për atë që po ndodh apo ndonjë kohë të afërt, por është e dukshme që produksioni i ka punët në vijë.

Ndërkohë, edhe emrat e parë të personazheve që mund të jenë pjesë e këtij formati kanë nisur të përmenden. Nga programi “Shqipëria Live”, janë përmendur; Romeo Veshaj, Roza Lati, Olsi Bylyku, por edhe disa personazhe nga emisioni “E Diell”. Si çdo vit, nuk do të mungojnë as personazhe nga Kosova. Vesa Smolica dhe Meriton Mjekiqi janë emrat e parë që mund të jenë pjesë e shtëpisë së vëzhguar, por ende nuk ka asnjë konfirmim nga vetë personazhet apo nga produksioni i këtij spektakli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: