Nga Aurenc Bebja, Francë – 27 Qershor 2021

“American Photographer” ka botuar, në dhjetor të 1981, një shkrim special për fotografin e njohur shqiptaro-amerikan Gjon Mili.

Raport nga Provence (Francë)
Arles, Francë – Në 1952, Gjon Mili udhëtoi në çdo cep të Provence për të bërë një ese për revistën Life; këtë vit, ai u kthye si i ftuar nderi në “Takimin e dymbëdhjetë ndërkombëtar të fotografisë”, ku fotografët mblidhen gjatë gjithë verës për ekspozita, prezantime dhe seminare studentore.

Për Milin ishte një përvojë mbresëlënëse dhe shumë nga miqtë e tij (përfshirë Henri Cartier-Bresson, i cili rrallë merr pjesë në evenimente të tilla) bënë një përpjekje të veçantë për të qenë me të.

Puna e Milit u prezantua një mbrëmje në pjesën e jashtme të teatrit antik romak. Në shfaqjen e imazheve të tij në atë ekran gjigant dhe veçanërisht ai i maces së tij Blackie, fytyra e Milit rrezatoi. Në përfundim të prezantimit, ai u gjet përballë një turme të madhe dhe me hezitim qëndroi për të pritur duartrokitjet e audiencës. I pyetur nëse ndihej shkëlqyeshëm, Mili u përgjigj në mënyrë tipike të matur : “Jo, por ndihem më mirë.” — A.W.
Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb