Deputeti Flamur Noka në fjalën e tij në Kuvend ka akuzuar qeverinë Rama si edhe ministrin Ulsi Manja sa ka shantazhuar qytetarët në zgjedhjet e 14 majit me vendet e punës.

Gjithashtu Noka theksoi se sa janë në pushtet bëjnë si të fortë, ndërsa theksoi se krimet elektorale nuk do të harrohen. Më tej Noka ka paralajmëruar Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manjën që të bëjë kujdes nga shitja.

Pjesë nga debati:

Flamur Noka: E ka thënë ky i juaji, s’keni parë gjë akoma. Ju i shndërroni në kamikazë njerëzit e lirë. Mbajini kriminelët elektoralë, por mos harroni se çdo gjë do të paguhet. Ministri bën terror në Lac, në Mamurras, në Fushë Kuqe, ja pra ja, kjo është fytyra e rilindjes, kjo është farsa. Edhe 5 personalite te hajrit që ka pasur po i ikin, pse po i ikin se po i trajtoni si qen. O do bëhesh kamikaz i rilindjes ose nuk ke punë. Prisni se ka thënë ky që nuk keni parë gjë akoma.  Asgjë nuk do të kalojë, janë në pushtet dhe fryhen si gjela, edhe Gjushi ketë bënte dilte blinte vota, shantazhonte, por e shiti babloku, Ulsi bëj kujdes nga shitja.

Ulsi Manja: Flamur thuaj Saliut të mos mërzitet për Dakon se do ta njoftoj një javë para. Meqë më akuzoi se kisha dekonspiruar sekretin, do ta konsumoj dhe një akuzë tjetër dhe do ta njoftoj një javë më para.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: