Bukuroshja Rita Ora fitoi zemrat e mbarë shqiptarëve duke kënduar falas në koncertin madhështor për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Këngëtarja me famë botërore mori gjithashtu komplimente pa fund nga mediat ndërkombëtare të cilat e konsideruan Ritën si mbretëresha e festës së pavarësisë.

Por edhe pse tanimë është bërë një emër i njohur në mbarë botën, karriera e këngëtares ka nisur që në fëmijëri.

Ajo është shfaqur për herë të parë si aktore kur ishte pjesë e një filmi në moshën 13-vjeçare. Në filmin “Spivs” të vitit 2004, Rita shihet madje edhe duke folur shqip, në rolin e Rosanës. Në një pjesë të filmit ajo dëgjohet duke thënë: “Mos hajde këtu…vrapo vrapo”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb