ITALI

Një tjetër e moshuar shërohet nga COVID-19 në Itali. Ajo quhet Italica Grondona është 102 vjeçe dhe ditën e djeshme ka lënë spitalin, San Martino, në Genova.

Lajmin e ka dhënë president i rajonit të Ligurias Giovanni Toti i cili është shumë i lumtur për një lajm të tillë që të jep shpresë.

‘Gjyshe Lina, sic e njohin të gjithë është një simbol shprese për të gjithë. Është dhe një shembull se si kurohen të gjithë pa dallim moshe. Nuk ka diferencë. “- ka thënë Giovanni Toti. Historia e saj ka përfunduar deri tek në CNN.

“Më falenderoi duke më thënë se janë kujdesur shumë për të dhe fjalët e saj më dhanë të një forcë të pabesueshme. Jeta e kujdo prej nesh është e rëndësishme, përfshirë këtu ajo e gjyshërve tanë për të cilët po luftojmë çdo ditë. Forca Lina jo më kot emri jot është “Italica”, jë një faqë e bukur e historisë sonë”- ka përfunduar presidenti i rajonit të Ligurias.

Kujtojmë që disa ditë më parë një tjetër i moshur 101 vjeç nga Rimini arriti të shërohej nga COVID-19. Deri tani Italia ka numrin më të madh të vdekjeve nga virusi i tmerrshëm që ka përfshirë botën, plot10.023 persona që kanë humbur jetën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb