Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar në Facebook një video nga Parlamenti, ku në fjalën e tij kryeministri Edi Rama shprehet se në rast të marrjes së statusit të vendit kandidat në BE nga mazhoranca e tij s’do të ketë festime dhe fishekzjarrë.

“Kur të marrim statusin ne nuk do të festojmë. As do hedhim fishekzjarrë si paria e vitit ’36 siç ka ndodhur deri dje, se në fakt asaj parie ia keni pasur gjithmonë zilinë dhe asaj parie jeni munduar t’i ngjani”, dëgjohet të thotë Rama.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ish-kryeministri këtyre pamjeve i ka bashkëngjitur edhe ato nga festa e zhvilluar dy ditë më parë në sheshin “Skënderbej”,  e cila ishte organizuar nga qeveria dhe Bashkia Tiranë me rastin e çeljes zyrtare të negociatave me BE.

“Kësaj i thonë ç’më duhet mua se çfarë kam thënë unë!”, është mbishkrimi që shoqëron postimin e Berishës, si për të ironizuar kryeministrin Rama, i cili bie në kundërshtim me premtimin që kishte bërë dikur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb