Gazetarja Klodiana Lala ka treguar për “BalkanWeb” detaje nga vetëdorëzimi në polici i ish-deputetit Alqi Bllako.

Sipas gazetares SPAK ka kërkuar nga Policia e Shtetit që të mbajë në mbikëqyrje deputetin asokohe Alqi Bllako dhe të raportonte lëvizjet e tij. Në rast se ai do të tentonte për të kaluar matanë kufirit, policia kishte për detyrë të njoftonte Prokurorinë.

Lala thotë se është ende e paqartë se përse Policia nuk e gjeti në shtëpi gjatë kontrolleve të saj Bllako, në një kohë sipas saj, ku duhet të ishin duke ruajtur aktivitetin e tij.

Nga ana tjetër, ajo tregon se ka pasur një mosdakordësi mes Policisë dhe SPAK-ut, sa i përket orarit të vetëdorëzimit të Bllakos. Policia ka njoftuar se Bllako është vetëdorëzuar gjatë të enjten mbrëma, ndërsa SPAK, sqaron përmes njoftimit të saj se vetëdorëzimi është regjistruar në orën 03:30 pas mesnate.

“Me shkresën Nr.1274/4 Prot., datë 29.03.2022, ardhur nga Kuvendi, jemi njoftuar se kërkesa për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako do të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, që do zhvillohet me datë 30.03.2022, ora 18.00.
Me shkresën Nr.2407/4 Prot., datë 30.03.2022 kemi njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në lidhje me kërkesën e paraqitur në Kuvend për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, duke i kërkuar mbajtjen nën mbikëqyrje të deputetit dhe njoftimin e prokurorit të çështjes nëse deputeti do paraqitej në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë”, njofton SPAK.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: