Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar sot se me kryeministrin Edi Rama duke thënë se nuk do të ketë më kurrë bashkëpunime me të. Gjatë një interviste për Report TV, Meta tha se beteja e tij ka nisur më 25 Korrik dhe do të jetë aty për 25 vitet e ardhshme për të rivendosur demokracinë në vend dhe për t’i dhënë drejtësisë drejtimin e duhur.

“Rama te inceneratorët i ka paratë. 430 milionë euro. I ka te Bashkia e Sarandës te lekët që i ka dhënë grupit për të kënduar te tuneli. Këtu jemi në kuadrin e showt. Të gjitha ndërtimet që janë lejuar të bëhen pa leje nuk janë të rastësishme

Ai shikon të gjitha katet e 50 katsheve që janë bërë me leje dhe pa leje që i ka firmosur vetë në mes të Tiranës ku ai është gjithë ditës. Jemi në kuadër të shkatërrimit të barazisë para ligjit. Qytetarëve u bëhet e pamundur për të ndërtuar një oborr shtëpie dhe këtu u lejohen.

Nuk mund të ketë më bashkëpunime me zotin Rama. Kjo është shumë e qartë. Një njeri që shkel në mënyrë të përsëirut interesin kombëtar. Një njeri që provokon pavarësinë e Kosovës kur ata kanë nevojë më shumë se kurrë. Beteja ime sapo ka filluar. Në 25 vite do të jem këtu për të rivendosur demokracinë dhe për t’i dhënë drejtësisë drejtimin e duhur”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: