Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas takimit me të dërguarin special të BE për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kurti thotë se u diskutua për takimet e mëparshme dhe të ardhshme për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai thekson se për Ballkanin Perëndimor nuk ka alternativë tjetër përveçse perspektivës së BE.

‘’Ne diskutuam marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor, si dhe takimet e mëparshme dhe të ardhshme të dialogut me Miroslav Lajçak.

Ne u pajtuam për rëndësinë e afrimit të perspektivës së BE-së me njerëzit dhe se nuk ka alternativë për procesin e zgjerimit të BE-së për rajonin e BB6.’’- shkruan Kurti.


Lajçak dhe Kurti kanë mendim thuajse të njëjtë për “Open Balkan”. Përfaqësuesi i BE disa ditë më parë u zbulua të kishte komentuar se nisma është konkurrencë e pashëndetshme për rajonin ndërkohë që kryeministri i Kosovës e refuzon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb