Drejtori i News24 Robert Rakipllari, duke komentuar kërkesën e ndërkombëtarëve për krijimin e një Asociacioni të komunave e shumicë serbe, akt që kundërshtohet nga kryeministri Albin Kurti, është një zgjidhje që mbase shqiptarët nuk do ta preferonin, por që është një zgjidhje kompromisi.

Ndërkohë analisti Fatos Lubonja u shpreh se në këtë loja diplomatike duhet zgjuarsi e jo nënshtrim.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Rakipllari: Mund të ketë një bashkësi të komunave serbe të pranueshme, është një zgjidhje kompromisi, jo zgjidhje që do ta donim sepse do donim ta kishim të plotë Kosovës, por ky është një kusht i pa negociueshëm. janë të tjerë faktorë që e kanë vendosur.

Lubonja: Ka një ndryshim të linjës. Gjykimi im është se shkaku është trazira që bënë serbët.
UÇK-në amerikanët e shpallën terroristë. Problemi është ç’duhet të bëjnë shqiptarët. ja thonë këta që ne nuk e njohim pavarësinë e Kosovës dhe kemi gabuar. Çdo bëjnë këta. Nuk besoj që shqiptarët në këtë lojë duhet të jenë tërësisht inertë. Në këtë lojë duhet zgjuarsi por jo nënshtrim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: