Albin Kurti, kryeministri në detyrë, pasi vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, uroi myslimanët për Kurban Bajramin dhe nënvizoi rëndësinë e sakrificës dhe solidaritetit për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të mirë.

Ai falënderoi BIK-un për punën dhe kontributin e tyre në shoqëri, duke theksuar se duhet të kujdesemi për ata në nevojë jo vetëm sot, por çdo ditë, dhe të mbajmë në zemër vlerat e bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke.

“Le të mbajmë zemrat plot gëzim dhe besim, dhe tryezat e bashkuara me miqësi,” deklaroi Kurti.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: