TIRANA

Kevin Cungu është vëllai i Markeljan Cungut, autorit të mbi 500 vjedhjeve dhe grabitjeve dhe i shoqëruar dhjetëra herë në komisariatet e Policisë.

Kevin Cungu plagosi sot shokun e tij Rexhep Gjelin pas një sherri banal në lokal. Të dy sot janë në kërkim. Markeljan Cungu së fundmi për grabitjen e çiftit Laze në Allias të Tiranës në janar.

Më 19 janar të këtij viti, Cungu bashkë me Fatjon Mërtënikajn hynë për të grabitur banesën e Petrit Lazese tek rruga ”Njazi Meka”, por pasi u pikasën plagosën pronarin e shtëpisë bashkë me gruan e tij, Afërdita Lazen. Pra prej 9 muajsh Markeljan Cungu është në kërkim teksa për herë të parë shoqëruar që 9 vjeç për vjedhje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb