BULQIZA

Gëzim Balla është biznesmeni ndërtues i cili u kërcënua me vrasje në Bulqizë në këmbim të lekëve.

Ai ka firmë ndërtimi dhe ka përfituar një tender nga Bashkia e Bulqizës për një rrugë. Firma e tij prej 3 ditësh kryen punime për rindërtimin e rrugës 2.2 kilometra Fushë- Bulqizë- Kodra e Danit.

BalkanWeb mëson se pikërishit dyshohet se shantazhi i është bërë për shkak të konkurrencës për këtë tender. Ndërkohë autori është arrestuar pas një bashkëpunimi midis Gëzim Ballës dhe Policisë ndërkohë që kërcënuesi qëlloi njëherë në ajër por u identifikua dhe Policia po e kërkon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb