Policia e Tiranës ka shpallur sot në kërkim shtetasin Dëfrim Kurti, pas denoncimit të një gruaje, që rezulton të ketë qenë e dashura e tij, e që më pas është shantazhuar prej tij.

Gruaja e divorcuar dhe me dy fëmijë e ka denoncuar Dëfrimin në polici, pasi ky i fundit gjatë lidhjes kishte mundur t’i merrte asaj celularin e më pas e kërcënonte se do t’i publikonte videot intime në rrjetet sociale në rast se gruaja nuk i jepte para në këmbim.

Ndërsa policia i ngriti kurth, ditën që gruaja do t’i dorëzonte paratë, Dëfrimi nuk u arrestua, pasi në takim shkoi kushëriri i tij Afrim Kurti, bashkëpunëtor në ngjarje.

Siç raporton gazetarja Dorjana Bezat për “BalkanWeb” Dëfrim Kurti nuk është një emër i panjohur për policinë.

Në 2019 ai u arrestua dhe më pas u la në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për vrasjen e shoferit të furgonit, Arben Gjeci. Vrasja ndodhi sepse Gjeci kishte lidhje me bashkëshorten e Kurtit, Elida Cani. Pas hetimeve policia zbuloi se vrasjen e kishte kryer vëllai i Elidës, Esat Cani.

Bashkëshorti i 20-vjeçares Elida Cani, Dëfrim Kurti dyshonte se gruaja kishte një lidhje jashtëmartesore dhe për këtë ka vënë në dijeni vëllain e saj Esat Cani, 31 vjeç. Të dy bashkë e kanë ruajtur dhe e kanë kapur teksa është takuar me 34-vjeçarin, të cilin më pas e kanë dhunuar me mjete të forta duke i shkaktuar vdekjen.

Motra e autorit, njëkohësisht e dashura e viktimës për të mbrojtur vëllain nuk ka treguar në polici, ndaj është vënë në pranga.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

NJOFTIMI I POLICISE
Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale A. K., 18 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim me iniciale D. K, 30 vjeç, pasi në bashkëpunim kanë shtrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënie pasurie, një shtetase, me qëllim t’i përvetësonin shumën prej 15.000 lekësh të reja, për mospublikimin e fotove të saja në rrjetet sociale.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb