Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka lëshuar deklarata të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke paralajmëruar se fundi i tij politik do të jetë i ngjashëm me atë të diktatorëve që kanë humbur pushtetin mes revoltave popullore.

I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, me moderatoren Ola Bruko, Hoxha e cilësoi revoltën qytetare si ilaçin kundër diktaturës, ndërsa iu referua edhe ish-udhëheqësit libian Muammar Gaddafi dhe presidentit sirian Bashar al-Assad.

“Revolta është ilaç kundër diktaturës. E dimë fundin e Ramës. E mbani mend edhe Gadafin? Ishte më keq se kaq, por fundi ishte i dhimbshëm. Edhe Assad luftoi deri në minutën e fundit, por u arratis. Duhet zgjidhur me zgjedhje. Këtu ka zgjedhje. Partitë janë në të drejtën e tyre të bëjnë këtë gjë, por qytetarët nuk janë dakord. Qytetarët nuk do të tërhiqen. Kur qytetarët të rrethojnë, je i marrë fund.

PD ose të ndihmojë protestën, ose të ndihmojë tepsinë. Thonë: hajde të ndërrojmë Kodin. Protesta nuk ka dalë për të marrë pushtetin, por kërkon rrëzimin e qeverisë. Këtu po tentohet që të rrëzohet tepsia. Por për sa kohë sheshi nuk ka dalë me teza politike, nuk ia veshim dot. Sheshi kërkon përmbysje!”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: