Ndërsa po vazhdojmë sulmet rusë në Ukrainë, në Twitter është shfaqur një “legjendë urbane”, historia e pilotit ukrainas të aeroplanit luftarak, që deri më tani ka arritur të rrëzojë gjashtë aeroplanë rusë.

Piloti tashmë ka marrë nofkën “Fantazma e Kievit”, por deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për identitetin e tij.

Në ndërkohë janë publikuar fotografitë e aeroplanit që fluturon mbi qytetet ukrainase, dhe po shkatërron aeroplanët e armikut.

Heroi i Ukrainës tani është një “legjendë urbane”, pasi ka pak pilotë të aeroplanëve luftarak që kanë arritur të shkatërrojnë një numër kaq të madh të fluturakeve të armikut.

Megjithatë, për “Fantazmën e Kievit” që fluturon me MiG-29 po flitet shumë, ai të enjten rrëzoi gjashtë aeroplanë rusë – duke u bërë “asi fluturues” i shekullit XXI.

“Asi fluturues” konsiderohen pilotët që kanë rrëzuar pesë apo më shumë aeroplanë të armikut gjatë luftimeve – që është një mision tejet i vështirë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Fantazma e Kievit” deri më tani ka rrëzuar dy aeroplanë Su-35, një Su-27, një MiG-29 dhe dy Su-25.

Rreth orës 4:20 të mëngjesit të enjtes në pjesën qendrore të Kievit janë parë copat e aeroplanëve nëpër lagje të ndryshme, e ministria ukrainase e Mbrojtjes ka konfirmuar se janë shkatërruar fluturaket ruse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb