Një vit laqrg kombëtares dhe me shumë dëshirë për t’u kthyer sërish protagonist me kombëtaren e Shqipërisë. Armando Sadiku ka kaluar periudhën më të vështirë të karrierës së tij dhe tani është gati të japë sërish kontributin e tij për të ndihmuar skuadrën kuqezi në dy ndeshjet e para kundër Turqisë dhe Andorrës në eliminatoret e Euro 2020. “Jam i lumtur, me energji dhe pozitivitet. Mezi po pres të jap më të mirën time dhe të kthehem te goli. Në aspektin fizik jam shumë mirë. Te Lugano kam luajtur 7 ndeshje. Për momentin jam shumë mire”, është shprehur sulmuesi në konferencën për mediat nga grumbullimi i kombëtares.

Albania 3
Albania 3

Sadiku nuk e ka fshehur aspak optimizmin në prag të sfidave të radhës, ndërsa ka zbuluar edhe një bast mes Kristian Panuçit dhe futbollistëve. “Ka shumë lojtarë cilësorë brenda ekipit. Ka emra më të mirë se ne. Pavarësisht se kemi fituar, kjo nuk do të thotë se do e nënvlerësojmë kundërshtarin. Do jemi të karikuar për të përsëritur atë ndeshje. Me ndihmën e Zotit marrim 6 pikë. Edhe me 4 pikë do ishim të kënaqur. Sot në mëngjes vumë një bast me trajnerin. Na premtoi në qoftë se fitoni 6 pikë do na dhurojë diçka”, ka thënë sulmuesi, që më pas nuk ka ngurruar të “thumbojë” edhe Fiorin Durmishaj, futbollisti që refuzoi ftesën kuqezi në pritje të marrë një tjetër nga kombëtarja e Greqisë.

Fiorin Durmishaj
Fiorin Durmishaj

“Nuk e di kush është Durmishaj. Nuk e njoh. Thjesht kam lexuar disa lajme”, ishin fjalët e Sadikut. Që pas transferimit te Lugano në merkaton e dimrit, sulmuesi ka luajtur shtatë ndeshje, katër prej të cilave si titullar, duke shënuar edhe një gol.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb