TIRANE- Pas denoncimit të 14-vjeçares nga Durrësi se rrihej e shfrytëzohej në hotele të ndryshme të Durrësit kundrejt një pagese nga 30 në 50 mijë lekë, policia arrestoi tutoren 19-vjeçare Malvina Skura dhe vëllain e saj 17-vjeçar.

Ajo shfaqej provokuese dhe ekstravagante në fotot që postonte në rrjetet sociale, ndërsa nga të dhënat e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Haxhiaj mësohet se para dy vitesh ajo është arrestuar.

Po sipas burimeve të policisë së Durrësit, Malvina Skura u akuzua për ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni, ndërsa nuk dihen ende rrethanat se si ka mundur ajo të dalë nga burgu, për të vijuar me aktivitetin e paligjshëm.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb