Filmat horror janë një nga zhanerat më të pëlqyer, por jo të gjithë kanë guximin t’i shohin deri në fund. Netflix ka zbuluar 10 filmat që përdoruesit e saj nuk kanë guxim që t’i shohin deri në fund, pasi janë mjaft të frikshë.
Duke folur për “Forbes”, një zëdhënës i faqes ka treguar se lista është krijuar me ata filma që shikuesit i kanë parë vetëm 70% të kohëzgjatjes, përpara se të mbyllin aplikacionin apo të fikin televizorin. Lista përmban filma të rinj dhe klasikë.
10 filmat që njerzit nuk kanë guxim që t’i shohin deri në fund:
1-Cabin Fever (2016)
2-Carnage Park (2016)
3-México Bárbaro (2014)
4-Piranha (2010)
5-Raw (2016)
6-Teeth (2007)
7-The Conjuring (2013)
8-The Human Centipede 2 (2011)
9-The Void (2016)
10-Jeruzalem (2015)
(d.d/BalkanWeb)