Analisti Poli Hoxha, i ftuar në News24 komentoi deklaratën e Fatmir Xhafajt, që pas masës ndaj Vlora Hysenit tha se përgjegjësia është individuale dhe se të tilla ngjarje ndodhin edhe në vende demokratike.
Po ashtu komentoi dhe faktin që kryeministri Rama reagoi menjëherë dhe e shkarkoi Vlora Hysenin pas akuzave të SPAK, ndërsa për Ballukun nuk e ka bërë të njëjtën gjë.
Hoxha shprehet se Rama mbrojti korrupsionin e Belinda Ballukut me 84 kartonë në parlament, duke mos lejuar SPAK të vijojë hetimet për arrestimin e saj.
“Thonë gjithmonë këtë shprehjen Rama, që e lejojmë ne SPAK-un që të veprojë. Xhafaj e bëri deklaratën që ta relativizojnë çështjen, ta bëjnë sikur është telenovelë rozë.
Është situatë e pazakontë, që arrestohet në detyrë drejtoresha e SHISH. Çështja e përgjegjësisë individuale është një përrallë, sepse këtë divizѱ Rama e theu me Belinda Ballukun. 83 deputetë çuan dorën dhe mbrojtën korrupsionin. Madje, Belinda i bën karshillëk akoma.
Edhe kur u pyet Balluku vetë se po pengohet Shqipëria në integrimin europian me mosarrestimin e saj, me karshëllëk tha se për çështjen time pyesni kryeministrin. Rama e di shumë mirë që i ka mbaruar karburanti dhe vijon për enerci. Shpresa për vendin është SPAK dhe protesta. Edhe opozita ka probleme. Prokurorët punojnë për opozitën dhe del opozita dhe e sulmon prokurorin e SPAK-un. Unë bie dakord që Berisha nuk është më i keq se Rama, por se nuk është një virgjëreshë. Shpresat janë rritur shumë se SPAK po fiton betejën me politikën e korruptur”, u shpreh Balluku.
