Mësuesit që refuzojnë të marrin pjesë në takimet elektorale të Partisë Socialiste kërcënohen me largim nga puna. Denoncimi është bërë nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Rrogozhinës, Shkelqim Hoxha, i cili ka publikuar edhe mesazhet që vërtetojnë presionet dhe kërcënimet ndaj mësuesve.

Qytetari që ka sinjalizuar kandidatin Hoxha shkruan se të gjithë punonjësve të administratës po u bëhet presion i jashtëzakonshëm.

Sipas kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, këto janë manovra mjerane që do të përballen me ligjin.

NEËS24 ishte ne kinemane e qytetit të Rrogozhinës gjatë kohës që po zhvillohej mbledhja me mësuesit, por operatori ynë u nxor forcërisht jashtë, me pretendimin se nuk ishte i ftuar për të marrë pjesë në takim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb