Kompani të njohura në Itali kanë propozuar projekte për të shpetuar sezonin e plazhit këtë vit. Sipas mediave italiane, kompanite kane hedhur idenë e zhvillimit të sezonit veror, duke projektuar rrethimin me xham te shezloneve dhe restoranteve ne plazh. Siç shihet nga pamjet e projektuara nga nje firme ne Modena, qytetarët do të mund të shijojnë diellin dhe rërën, por të rrethuar me xhama mbrojtës.

E njëjta gjë propozohet të aplikohet edhe në restorante. Në tavolina mund të vendoset një xham mbrojtës, qe pengon perhapjen e sperklave te peshtymes nga njeri person ne tjetrin.

Claudio Ferrari, pronar i kompanisë qe ka prezantuar këtë projekt thotë se: “Ideja e kutive që rrethojnë çadrat lindi me qëllimin e dyfishtë të mbrojtjes, por edhe të rifillimit të aktiviteteve”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mes propozimeve eshte edhe vendosja e cadrave ne nje largesi prej 3 metrash nga njera tjetra. Kompania italiane siguron se mund te realizoje kuti xhami me madhesi dhe forma te ndryshme dhe jep garanci se ky projekt do te funksionoje.

Keto propozime jane mbeshtetur nga nënsekretarja e Shëndetit në Itali, Sandra Zampa e cila është shprehur për La Republica se: “Me këtë mënyrë do të mund të mendojmë edhe për planifikimin e pushimeve me masat e nevojshme të kujdesit. “Kur mendon se do qëndrosh mbyllur në shtëpi, kur qyteti do të jetë përvëlues prej temperaturave të nxehta të korrikut dhe gushtit, kjo i fut ankth kujtdo” u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: