TIRANE- Gjatë fjalës së saj në seancën plenare, zv.kryeministrja Senida Mesi tha se qeveria ka marrë masa për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe dy sfidat kryesore janë integrimi në BE dhe punësimi.

Duke komentuar projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Zogaj, Mesi u shpreh se kjo pikë kufitare do përmirësojë jetën e qytetarëve.

“Kemi marrë masa për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Sfidat kryesore të qeverisë janë dy, integrimi në BE dhe Punësimi. Edhe hapja e pikës së përbashkët kufitare Zogaj mes Shqipërisë dhe Malit të Zi është një mundësi e artë për të bashkëpunim mes dy vendeve për lehtësimin e qarkullimit. Pika kufitare do jetë e hapur 24 orë duke lehtësuar komunikimin dhe qarkullimin”- tha Mesi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: