Një qytetar ka kundërshtuar zhvillimin e Kuvendit qytetar të mbajtur sot në Tiranë, duke deklaruar se protesta duhet të mbetet zë i drejtpërdrejtë i qytetarëve dhe jo i individëve apo strukturave të veçanta.

Sipas qytetarit, protesta ka një grup koordinativ që e mban të organizuar dhe askush nuk mund të flasë në emër të saj.
Më tej, ai u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në shesh pa ndarje dhe përçarje. Në fund, qytetari bëri thirrje për bashkim rreth objektivave të protestës, duke theksuar se synimi mbetet realizimi i pesë pikave të parashtruara nga organizatorët.

“Protesta është e popullit, është sakrificë. Sot janë munduar disa njerëz me vullnetin e mirë që të bëjnë një përçapje për fuqizimin e protestës. Ata janë përmendur me emra. Protesta e ka grupin koordinativ, që e mban gjallë. Kjo protestë është e zërit të popullit. Kushdo që del këtu, del me mendimin e tij. Nuk flet në emër të protestës. Në asnjë formë masive. Ndaj shqiptarë të mirë, të mblidheni në këtë shesh, pa dallime, përçarje. Mos të çojmë ujë te mulliri i qeverive kriminale. Të mblidhemi të gjithë bashkë, mos të ndikohemi nga përçapjet, pasi kemi synim realizimin e 5 pikave.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: