Prezenca e OSBE-ODHIR në Tiranë ka përshëndetur miratimin e marrëveshje së ‘5 qershorit’ sot në Kuvend.

Përmes një reagimi për mediat, ky institucion thekson se mbetet i gatshëm që t’i ofrojë ndihmë autoritetet shqiptare në këtë rrugë, duke nënvizuar faktin se zbatimi i marrëveshjes mbetet kyç.

REAGIMI I OSBE
Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, sot, në Kuvendin e Shqipërisë, në përputhje me marrëveshjen që palët arritën më 5 qershor dhe mbështetur në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Si me çdo reformë tjetër, zbatimi është kyç. Ne mbetemi te gatshëm t’i ndihmojmë autoritetet shqiptare në këtë rrugë, si edhe për zhvillimin e hapave të tjerë të reformës. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: