Martine Moise tha se sulmi ndodhi aq shpejt, saqë burri i saj, Jovenel, “nuk ishte në gjendje të thoshte asnjë fjalë të vetme”. Presidenti Moise u vra më 7 korrik në rezidencën e tij në kryeqytetin Port-au-Princ.

Policia haitiane tha se një grup prej 28 mercenarësh të huaj vrau presidentin. Zonja Moise gjithashtu u plagos në sulm dhe u dërgua në Majami për mjekim. Jovenel Moïse, presidenti i vrarë i Haitit. Fotografi nga arkivi. Të shtunën, ajo postoi një mesazh me zë në faqen e saj në Tëitter, duke u zotuar se do të vazhdojë punën e tij. Një numër i njerëzve konfirmuan se është gruaja e presidentit.

“Sa hap e mbyll sytë, mercenarët hynë në shtëpinë time dhe shqyen burrin tim me plumba”, tha ajo, teksa përshkroi momentin kur sulmuesit vranë burrin e saj. “Ky akt nuk ka emër, sepse duhet të jesh një kriminel i pakufishëm për të vrarë një president si Jovenel Moise, madje pa i dhënë mundësinë të thotë një fjalë të vetme”, -tha zonja Moise.

Ajo tha se burri i saj u bë shënjestër për arsye politike dhe përmendi një referendum për ndryshimet në Kushtetutë, i cili do të mund t’i jepte presidentit më shumë pushtet. Moise, 53 vjeç, ka qenë president i Haitit – vendit më të varfër në dy Amerikat – qe në vitin 2017. Ai është përballur me akuza për korrupsion dhe është sfiduar nga disa protesta anti-qeveritare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: