Monika Kryemadhi ka shëprndarë me anë të një video-je edhe njëherë mesazhin që dha dy ditë më parë në Konventën e LSI-së në Tiranë.

Kryetarja e LSI shprehet se ky do të jetë viti i rezistencës dhe fitores së opozitës që përballë ka hajdutët e votave, tradhëtarët dhe krimin e rilindjes.

Ajo thotë se është e bindur që opozita do të fitojë pasi është shumicë absolute tashmë.

STATUSI I MONIKA KRYEMADHIT

2020 DO TË JETË VITI I FITORES DHE I REZISTENCËS

Viti që sapo kemi hyrë, 2020 do të jetë viti i rezistencës dhe i fitores së padiskutueshme në përballjen tonë me klanin e tradhtarëve të interesave kombëtare, me grupet e hajdutëve të votave, me uzurpatorët dhe shkatërruesit e ekonomisë së vendit, me krimin që ka fytyrën e rilindjes, sepse ne jemi sot shumica absolute e padiskutueshme e shqiptarëve. Kjo sëmundje e rëndë, e cila po gërryen dhe po asfikson, po i merr frymën, po e mpak dhe po e mplak Shqipërinë, ndaj është detyrë patriotike e çdo shqiptari, për të kontribuar në shërimin e kësaj të keqeje.

Çdo orë dhe minutë është shumë e çmuar, prandaj për asnjë çast nuk mund të flemë të qetë përballë Shqipërisë që lëngon. Çdo sakrificë e jona nuk është asgjë për të shpëtuar Shqipërinë nga sëmundja e rilindjes. Ne së bashku do ta fitojmë pa asnjë diskutim përballjen me të, sepse kemi shpirtin, kemi forcën, kemi idenë, kemi zgjidhjen, sepse ne sot jemi shumicë absolute e shqiptarëve që duan dhe kemi vendosur Shqipërinë të parën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb