Sot po mbahet protesta e 102 dhe tashmë protestuesit po mbajnë fjalën e tyre përpara Kryeministrisë.

Një nga protestuesit tha se jeton në Britani dhe se është nga Hasi. Ai tha se ka paguar çmimin e babëzisë së pushtetit në Shqipëri, duke thënë se shqiptarët nuk duhet të ikin nga vendi.

Protestuesi theksoi se Shqipërisë i duhet një lider si Albin Kurti.

Protestuesi: Unë jetoj në Angli dhe jam nga Hasi. Ne si diasporë jemi 4 milionë shqipotarë. Të gjithë shqiptarët të vijnë në shesh. Ky është moment kritik. Ejani në shesh në këtë moment tepër delikat. Protesta bëhet për fëmijët tanë. Unë jam larguar në Angli bashkë me familjen. Shqiptarët po paguajnë çmimin e babëzizë së pushtetarëve.

Nëse vetëm ikim, do i lëmë të bëjnë ç’të duan me Shqipërinë. Ka njerëz të mirë që janë shkolluar jashtë dhe në Shqipëri, të drejtohet vendi me metodën Albin Kurti. Kosova është shtet tjetër. Shqipërisë i duhet një Albin Kurti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: