TIRANË

Cili doli më i fituar nga marrëveshja e firmosur për Reformën Zgjedhore mes opozitës dhe maxhorancës? Kjo është pyetja e diskutuar mes analisteve dhe opinionit publik kohet e fundit.

Përballë kësaj pyetjeje analisti Dritan Hila deklaron se fituesi i ësaj marrëveshje është Edi Rama, ndërsa Fitim Zekthi thotë së fitues në këtë mes doli Lulzim Basha.

Po cila është situata sot e Partisë Demokratike, ndryshe nga se ishte përpara 16 shkurtit 2019-të, para se opozita të dilte në protesta dhe të digjte mandatet? Ja çfarë mendojnë analistët.

Ndërkohë, prania e Damian Gjiknurit në tryezën e Reformës Zgjedhore, teksa ka qenë i akuzuar nga opozita për shitblerje votash, për analistin Zekthi shihet si një provokim i qëllimshëm i kryeministrit Rama, por analisti Hila mendon ndryshe.

A do të ketë zgjedhje të parakohshme gjatë këtij viti, apo koha kur shqiptarët do u drejtohen kutive të votimit do të jetë 2021? Analistët edhe në këtë pikë janë të ndarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb