Kylie Jenner ka postuar një foto në të cilën, së bashku me nënën e saj Kris, shfaqet teksa udhëton për punë me një jet privat. Deri këtu asgjë e çuditshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të dyja janë shfaqur me një look in total black me një çantë ngjyrë pana të Hermes shumë e shtrenjtë. Bëhet fjalë për cantat më të rralla dhe të kushtueshme në botë, duke pasur parasysh që një model I thjeshtë i tillë kushton 90 000 dollarë.

Materiali i çantave është me lëkurë krokodili nga Nili, ku mund të zbulosh në imazhin e saj pamje të maleve madhështore të Himalayeve. Nëse këtij aksesori i shtojmë edhe zinxhirët apo kapëset mbyllëse të çantave me flori dhe diamante, këto çanta mund ti kalojnë 430 000 dollarë.

Hermes çanta të kësaj cilësie dhe çmimi prodhon vetëm dy në vit, dhe këto vetëm për klientë të caktuar shumë të pasur. Në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet e fansave.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb