Në Spanjë, Atlético Madrid mori një fitore të rëndësishme 3-1 në transfertë ndaj Sevijës, duke u ngjitur në krye të renditjes së LaLiga-s. Madrilenën e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, duke shënuar tre gola brenda 33 minutash.
Álex Baena zhbllokoi rezultatin që në minutën e 4-t dhe më pas realizoi edhe golin e dytë personal. Mes dy golave të spanjollit, sulmuesi Nigerian Ademola Lookman shënoi për 2-0. Sevija reagoi pas pushimit dhe arriti të ngushtojë diferencën me Miguel Sierra, por nuk mundi të rikthehej në lojë.
Portieri Jan Oblak ishte gjithashtu vendimtar me disa pritje të rëndësishme, ndërsa një tjetër gol i Lookman u anulua për pozicion jashtë loje. Në fund, Atlético Madrid siguron fitoren 3-1 dhe merr kreun e kampionatit, ndërsa Sevija pëson humbjen e parë të sezonit.
