Për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë jashtë vendit dhe duhet jenë të pajisur me testin ati-COVID rrjeti laboratorik ALNET, pjese e spitalit Amerikan iu vjen në ndihmë, përmes laboratorit të ngritur në ambientet e aeroportit të Rinasit.

Për 90 minuta udhëtarët do kenë në duart e tyre përgjigjen e testit, në një nga laboratorët më të mirë dhe të certifikuar me standardin më të lartë të cilësisë. Në ambientet e reja ofrohen hapësira të ndërtuara me profesionalizëm për të ofruar kushtet optimale për shërbimet ndaj pacientëve të gjithë grupmoshave.

Rrjeti laboratorik ALNET është më i madhi në vend, me 22 pika në të gjithë Shqipërinë dhe në Kosovë. Që në fillim ky laborator u konceptua dhe u ndërtua me teknologjinë më të fundit. Në Rrjetin laboratorik ALNET Do te gjeni gatishmëri në shërbimin laboratorik 24 orë në çdo ditë të javës, çmime të favorshme për të gjitha llojet e ekzaminimeve dhe shërbimeve dhe paketa me oferta të vazhdueshme mbi ekzaminime të ndryshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb