Në emisionin “Open” në News24 Klevis Balliu, ka debatuar me ish-deputetin e PS Arben Çuko për operacionin e zhvilluar në Frakull të Fierit për trafikun e drogës.

Pjesë nga diskutimi:

Ish-deputeti i PS Arben Çuko: Operacioni i policisë ka moment për t’u përgëzuar. Këtu del edhe besimi i plotë që kanë agjencitë e huaja. Të bësh një operacion që zgjat dy muaj dhe marrin pjesë mbi 80 efektivë pa asnjë rrjedhje, pra kemi rezultat. Është një sukses.

Gazetari: Janë angazhuar mbi 80 efektivë në këtë operacion

Balliu: Sukses i DEA-s po, sepse i kanë vendosur ato efektivët e policisë atje. Kjo është një përsëritje e Xibrakës, e disa rasteve në Fushë-Krujë. Plani ishte laborator dhe ripërsëritet se janë zyrtarë të shtetit në përfshirje. Kemi Agim Kajmakun të Vorës. Kemi një seri zyrtarësh të shtetit që janë kapur në këtë marrëdhënie në trafik. Çështja është tek qeveria dhe sistemi i ngritur për kokainën. Këtu politika është bërë kronikë e zezë, Edi Rama i ka bashkuar edhe drogën edhe politikën.

Arben Çuko: Nuk është problemi i kryeministrit, apo ministrit sepse pushteti ka 100 mijë punonjës dhe nuk është problemi as i PS, as i Edi Ramës, problemi i Çermanakut është tij. Kur doli ai i juaji atje që shkrepi armën nuk u shpreha. Nuk thashë është faji i Salit.

Balliu: Ministri në burg, deputeti në burg , tani u qëllon njerëzve që i emëron Rama. Falënderoj DEA-n amerikane sepse Policinë e Shtetit e kemi parë ne.

Balliu: Po nuk iku dy metroshi do të kemi laboratorë. të vetmet ivestitorë të huaj që keni sjellë është Interpoli dhe DEA

Çuko: Vijoni dhe bjerini fyellit ju

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: