Ky është eventi i parë i madh muzikor për 2018 i këngëtares pop me famë ndërkombëtare Lady Gaga.

Miss Germatona do të mbajë sot në Milano koncertin e parë dhe të vetëm të Joanne World Tour”, një koncert i pritur gjatë, sepse këngëtares ju desh ta anulonte në 22 shtator.

Popstari shfaqet në formë të shkëlqyer dhe është gati për shown, dhe duke parë skaletën s’do mungojnë këngët e reja të këngëtares pa lënë pas dore këngë të lançuara dhjetë vite më parë, si hit-et ‘Just Dance” e “Poker Face”.

Ndër të tjera ylli ka bërë shumë foto me fansat e shumtë që e presin në Milano, përveç paparacëve që e ndjekin kudo.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: