Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar publikisht për një rast ndotjeje në një prej zonave më të njohura të Tiranës, duke publikuar një video në rrjetet sociale.

Në pamjet e shpërndara prej tij shihen dyshekë, rroba dhe mbetje të ndryshme të hedhura në rrugën “Myslym Shyri”, ndërsa Braçe e cilëson situatën si të papranueshme.

Sipas deputetit, personat që kanë braktisur mbeturinat në mes të qytetit po tregojnë papërgjegjshmëri të plotë, duke rrezikuar edhe shëndetin publik.

Ai paralajmëroi se mbetje të tilla mund të kthehen në vatër infeksioni dhe kërkoi ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin dhe dezinfektimin e zonës.

Postimi i plotë:

“NË TERRITOR, SI DEPUTET I TIRANËS NË MES TË MYSLYM SHYRIT, KY NIVEL PISLLËKU!

Nuk di në e ka prishur IMT dhe e ka lënë kështu apo e ka prishur i zoti dhe e ka lënë kështu; Por cilido që e ka prishur i ka borxh lagjes pastrimin e menjëhershëm; unë nuk e di si mund të jesh kaq i papërgjegjshëm!

Kjo është një vatër infeksioni me minj që lëviznin nëpër plehra; JO VETËM DUHET PASTRUAR MENJËHERË-është në ballinë të rrugës më të frekuentuar në këtë qytet, POR EDHE DUHET DEZINFEKTUAR, DEZISNSEKTUAR!”, shkruan Braçe.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb