Aktori Laert Vasili komentoi procesin zgjedhor në studion e “Neës24”, duke e cilësuar atë shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë. Sipas tij, sot është një kthesë e madhe për Shqipërinë, pasi populli ka zgjedhur të votojë që të nesërmen të jetë në gjendje të ketë llogaridhënie dhe llogarimarrje nga pushteti vendor.

“U përgënjeshtrua lajmi se Palmer ishte shkarkuar. Ky ishte një lajm i rremë i shtypit opozitar. Çoroditja që po i bëhet votuesve me lajme të rreme dhe propagandë false, sot po merr fund. Sot është një kthesë e madhe për Shqipërinë, populli ka zgjedhur të votojë, që të nesërmen të jetë në gjendje të ketë llogaridhënie dhe llogarimarrje nga pushteti vendor. BKH dhe Vettingu do fillojnë në klasën politike dhe shumë njerëz do skualifikohen dhe klasifikohen nga pjesëmarrja dhe faktori politik në Shqipëri”, tha Vasili.

Më tej, aktori kritikoi ashpër kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa është shprehur se opozita nuk ka udhëheqës që mund ta çojë atë drejt SHBA-BE.

“Kjo ditë shkon shumë mirë dhe vërteton se nuk ka thirrje “97 do duket lule, etj”, janë rrëzuar sot që me daljen e diellit. Opozita po reflekton dhe korriku do tregojë se nuk ka udhëheqës që mund ta çojë opozitën drejt BE dhe SHBA. Korriku do tregojë te PD një reflektim dhe pse jo të kenë zgjedhje të lira e të pavarura që të çojë opozitën në rrugë evropiane”, theksoi aktori.

Sa i takon veshjes së kryeministrit Edi Rama sot në votime, që ngjalli jo pak reagime, aktori Vasili tha se është për t’u patur zili.

“Është një veshje për t’u pasur zili. Është kryeministri i vendit, por mos harroni, se në Paris, në masakrën terroriste, vendosi të shkonte me tre stilolapsa. Edhe që një kryeministër të dërgojë shtatë letra e kundërshtari të mos përgjigjet, nuk është parë askund”, u shpreh aktori.

Mazhoranca …
Diti të orientohej, të mbajë datën 30 qershor dhe t’iu tregojë shqiptarëve se është i vetmi aleat me SHBA-BE, që di të çojë Shqipërinë drejt çeljes së negociatave.
Pjesëmarrja ka alarmuar mazhorancën …

Janë dhe katër orë pasdite, nga 15:00 deri në 19:00. Mund të shihni dhe vendet e zhvilluara, ku nuk merr pjesë më shumë se 20% e popullsisë. Sigurisht duhet të kishte pjesëmarrje më të madhe, madje iu bëj thirrje që qytetarët të marrin pjesë në procesin zgjedhor, sepse kjo garanton të nesërmen, qytetarinë.

Sa larg demokracisë greke jemi?
Varet për çfarë demokracie flisni. Në shtetin e sotëm grek, populli grek e dënoi shumë ashpër qeverisjen e Tsipras dhe partisë së tij, nuk ia fali kurrë heqjen e besimit fetar nga kartat, paktin me Maqedoninë e Veriut dhe referendumin për masat që do merrte BE. Të dielën në Athinë ka zgjedhje të parakohshme, Tsipras pa humbjen e tij si kryeministër dhe çoi vendin në zgjedhje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb